SHBA: Stuhia e madhe lë mbi gjysmë milioni veta pa rrymë (VIDEO)

SHBA: Stuhia e madhe lë mbi gjysmë milioni veta pa rrymë (VIDEO)

Stuhia tropikale e quajtur Sally ka lënë më shumë se gjysmë milioni amerikanë pa energji elektrike pas reshjeve të mëdha dhe vërshimeve që kanë kapluar një pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Stuhia kryesisht ka dëmtuar shtetet si Florida dhe Alabama, derisa një person ka vdekur dhe qindra të tjerë është dashur të shpëtohen nga forcat emergjente.

Qyteti më i goditur deri më tani është Pensacola në Florida, shkruan BBC, njofton Insajderi.

“Vërshimet katastrofike po vazhdojnë në një pjesë të Floridës dhe në jug të Alabamës”, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Uraganet në SHBA.

Sipas matjeve stuhia për katër ditë ka sjellur reshje që në kushte normale përbëjnë sasinë e katër muajve./Insajderi.com