SHBA synon të përmirësojë mbrojtjen raketore

SHBA synon të përmirësojë mbrojtjen raketore

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë për të zgjeruar dhe përmirësuar sistemin e tyre të mbrojtjes raketore, duke pasur për bazë kërcënimet nga kundërshtarët kryesorë.

Në veçanti dokumenti flet për kërcënime të zhvillim nga Koreja e Veriut, Irani, Rusia dhe Kina. SHBA-ja tha se kundërshtarët e saj kanë vazhduar të zgjerojnë kapacitetin e sistemit të tyre të mbrojtjes raketore dhe Uashingtoni rrezikon të mbetet pas.

Rishikimi i sistemit të mbrojtjes raketore ka nevojë për mbështetjen e Kongresit.

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi se “prioriteti është që të jemi në gjendje të detektojmë dhe të shkatërrojmë çdo kërcënim raketor me drejtim SHBA-në para apo sapo të fillojë lëshimi”.