SHBA-të aprovojnë ilaçin i cili pritej që 20 vjet

SHBA-të aprovojnë ilaçin i cili pritej që 20 vjet

Është aprovuar pas 20 vjetësh një terapi e re për trajtimin e sëmundjes së Alzheimer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritet të aprovohet shpejt edhe në Britani të Madhe, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Aducanumab targeton shkaktarin themelor të sëmundjes, formën më të zakonshme të sëmundjes, ndryshe nga terapitë e tjera që më shumë merren me simptomat.

Së paku 100 mijë persona në Britani të Madhe me shkallë të madhe të sëmundjes mund të trajtohen më këtë ilaç të ri.

Aducanumab godet amiloidin (proteinën që depozitohet në mëlçi, veshka, shpretkë dhe inde të tjera me sëmundje të caktuar), por që gjithashtu është një proteinë që shkakton grumbuj jo normal në trurin e njeriut që vuajnë nga Alzheimeri.

Në mars të vitit 2019, u bënë disa testimet të drogës aducanumab, duke përfshirë 3000 pacientë për të parë nëse ndikon në ngadalësimin e fshirjes së memories dhe çrregullimet mentale të njerëzit, duke u dhënë si infuzion, por nuk kishte efekt.

Por, më vonë fabrika amerikane Biogen analizojë më shumë të dhëna dhe konkludoi se doza më të mëdha të aducanumab e ngadalësojnë dëmtimin e trurit./Insajderi.com