SHBA-të dhe BE kërkojnë lirimin e opozitarit rus, Alexei Navalny

SHBA-të dhe BE kërkojnë lirimin e opozitarit rus, Alexei Navalny

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende evropiane kanë kërkuar lirimin e politikanit opozitar rus, Alexei Navalny, i cili është arrestuar dje, transmeton Insajderi.

Sipas raportimeve të ‘BBC’, Navalny po kthehej në vendlindje pesë muaj pasi po kurohej pas një helmimi për të cilin ai i kishte fajësuar autoritetet ruse.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, ka thënë se autoritetet ruse po tentojnë të heshtin kritikët e tyre. Ai ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të Navalnyt.

“Liderët që kanë besim nuk i frikësohen zërave kundërshtues, e nuk kryejnë as dhunë ndaj apo arrestojnë në mënyrë të padrejtë kundërshtarët politikë”, ka shkruar Pompeo në Twitter.

Edhe nga Bashkimi Evropian, Franca, Italia dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kërkuan lirimin e Navalnyt.

Në deklaratë, qeveria e Britanisë së Madhe ka thënë se është thellësisht e shqetësuar nga arrestimi i Navalnyt.

“Në vend se të persekutohet viktima e këtij krimi të tmerrshëm, autoritetet ruse duket të hetojnë se si një armë kimike u prëdor brenda territorit rus”, thuhet në reagimin e Britanisë.

Navalny ishte helmuar në gusht të vitit të kaluar dhe u dërgua në Gjermani për trajtim emergjent mjekësor. Ndërsa u rikuperua, ai tha se e ka synim të kthehet në Rusi, ku pas kthimit nga Berlini, u arrestua. /Insajderi.com