SHBA-të kërkojnë largimin e forcave ruse nga kufiri me Ukrainën

SHBA-të kërkojnë largimin e forcave ruse nga kufiri me Ukrainën

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Antony Blinken e nxiti Rusinë të “ndalojë veprimet e saj të rrezikshme dhe agresive” ndaj Ukrainës gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, të enjten.

Paralajmërimi vjen ndërsa tensionet në kufirin midis dy kombeve vazhdojnë të jenë të larta, raporton Euronews.

Blinken tha se, megjithëse Rusia ka zvogëluar praninë e saj ushtarake në kufirin me Ukrainën ajo mban “forca të konsiderueshme” atje.

Zelensky deklaroi po ashtu se kërcënimi ushtarak rus kundër Ukrainës vazhdon ende, pasi Moska vetëm pak ka zvogëluar numrin e trupave të saj të vendosur në kufijtë e vendit.

“Ne konsiderojmë se zvogëlimi (i numrit të trupave ruse) është shumë i ngadaltë, prandaj kërcënimi mund të ekzistojë ende,” tha Zelensky në Kiev në një konferencë të përbashkët shtypi me Blinken.

Më parë Blinken u takua me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, duke i thënë se ai ishte atje për të “riafirmuar fuqimisht” angazhimin e Uashingtonit për “sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës”.

Ai shtoi se Sh.B.A ishte e përkushtuar “të punojë me ju dhe të vazhdojë të forcojë demokracinë tuaj, duke ndërtuar institucione, duke avancuar reformat tuaja kundër korrupsionit”. /Insajderi.com