SHBA-të sulme ajrore mbi milicitë e mbështetura nga Irani

SHBA-të sulme ajrore mbi milicitë e mbështetura nga Irani

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë kryer sulme ajrore kundër milicive të mbështetur nga Irani pranë kufirit Irak-Siri në përgjigje të sulmeve me dronë mbi forcat e tyre në Irak.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se sulmet synuan “objektet operative dhe të magazinimit të armëve” në tre vende.

Presidenti amerikan, Joe Biden e kishte të qartë se do të vepronte për të mbrojtur personelin amerikan, shtoi ai.

Një aleancë e fuqishme e milicisë Irakiane, Forcat e Mobilizimit Popullor (PMF), tha se katër anëtarë të një fraksioni u vranë dhe kërcënuan të hakmerren.

Rreth 2,500 trupa amerikane janë në Irak si pjesë e një koalicioni global që mbështet forcat lokale të sigurisë në luftën e tyre kundër grupit terrosit “Shteti Islamik”.

Ka pasur të paktën pesë sulme me dron kundër objekteve që ata përdorin që nga prilli, thonë zyrtarët amerikanë. Raketat gjithashtu shpesh qëllohen ndaj tyre. /Insajderi.com