SHBA vazhdon presionin ndaj Kinës për situatën në Hong Kong

SHBA vazhdon presionin ndaj Kinës për situatën në Hong Kong

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë  ndaluar traktatin e saj të ekstradimit me Hong Kongun, lëvizja e fundit për të bërë presion ndaj Kinës, pasi vendosi një siguri të diskutueshme kombëtare në ish territorin britanik.

Departamenti amerikan i shtetit, tha se ligji i sigurisë kishte “shtypur liritë e njerëzve të Hong Kongut”, raporton BBC.

Muajin e kaluar presidenti  amerikan, Donald Trump, i dha fund gjithashtu tregtisë dhe statusit diplomatik preferencial të Hong Kongut me SHBA.

“Partia Komuniste Kineze zgjodhi të shtypë liritë dhe autonominë e njerëzve të Hong Kongut”, ka postuar në Twitter, sekretari i shtetit, Mike Pompeo.

Kina nuk ka komentuar ende për pezullimet e fundit, pasi SHBA vendosën një seri masash ndëshkuese në vazhdën e ligjit të ri. /Insajderi.com/