Departamenti amerikan i Shtetit në aplikimet e reja për viza nga gjashtë shtete me shumicë të popullsisë muslimane, nga personat aplikues do ta kërkojë kushtin “lidhje or" />

SHBA vendos rregulla të reja lidhur me ndalimin e vizave

SHBA vendos rregulla të reja lidhur me ndalimin e vizave

Departamenti amerikan i Shtetit në aplikimet e reja për viza nga gjashtë shtete me shumicë të popullsisë muslimane, nga personat aplikues do ta kërkojë kushtin “lidhje organike me një person apo institucion”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rregullat e reja të publikuara nga agjencia amerikane e lajmeve Amerikan Associated Press, të bazuara në burimet e Departamentit të Shtetit do të fillojnë të aplikohen nga mëngjesi i ditës së enjte.

Sipas këtij vendimi, qytetarët e shteteve me shumicë muslimane si Siria, Irani, Somalia, Libia, Sudani dhe Jemeni në aplikimet e reja për viza do të duhet të dokumentojnë se kanë marrë pranim zyrtar nga një i afërm i ngushtë i cili jeton në SHBA ose nga një vend pune legjitime.

Kushti për të afërm të ngushtë

Në një letër informative të dërguar nga Departamenti në misionet diplomatike në mbarë botën bëhet e ditur se në aplikacionet e reja për viza do të shikohet se a kanë personat aplikues prindër, bashkëshort/e, fëmijë, dhëndër, nuse ose vëllezër/motra të cilët jetojnë me status legal në SHBA.

Ndërkaq bëhet e ditur se personat si gjyshi dhe gjyshja, halla, xhaxhai, halla, nipi, kushëriri, kunati/a, i/e fejuari do të mbeten jashtë këtij kushti dhe nuk do të vlerësohen si “lidhje të ngushta familjare”.

Në qoftë se personat aplikues nga këto gjashtë shtete nuk kanë ndonjë lidhje familjare të tilla, do të vlerësohen në qoftë se kanë ndonjë pranim zyrtar nga ndonjë institucion ose vend pune legjitime.

Kushti nuk do t’i prekë ata që kanë viza të vlefshme të SHBA-ve

Në anën tjetër bëhet e ditur se kjo rregullore e re është vendosur në përputhshmëri me vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA-ve lidhur me atë se “Ata që kanë një lidhje organike me SHBA-të nuk do t’i nënshtrohen ndalimit të vizave” dhe se nuk do t’i prekë personat që aktualisht kanë viza të vlefshme amerikane.

Në anën tjetër rregullat e reja, përveç disa përjashtimeve, do të jenë të vlefshme për të gjitha shtetet ku bëhet aplikimi për refugjatë në SHBA.