"Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda" në S" />

SHBA, zyrtarët paralajmërojnë për përhapje të koronavirusit

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

SHBA, zyrtarët paralajmërojnë për përhapje të koronavirusit

“Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda” në SHBA, paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve . Shkollat në disa zona mund të detyrohen të mbyllen, po ashtu edhe bizneset, tha ajo.

Zonja Messonnier tha se zyrtarët e shëndetit publik nuk e dinë nëse përhapja e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara do të jetë e butë apo e rëndë, por se amerikanët duhet të jenë gati për çrregullime të konsiderueshme në jetën e tyre të përditshme.

“I kërkojmë publikut amerikan të përgatitet për pritshmërinë se kjo mund të jetë diçka e rëndë,” tha Messonier.

“Çështja nuk është nëse do të ndodhë në SHBA, por kur do të ndodhë,” tha ajo.

Ndërkohë, eksperti i Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë, Anthony Fauci, tha se një vaksinë kundër koronavirusit mund të fillojë të testohet tek njerëzit brenda një muaji e gjysmë.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara e kanë vënë koronavirusin “shumë mirë nën kontroll” brenda kufijve të tyre. Ai bëri komentet edhe pse administrata po u kërkon ligjvënësve 2.5 miliardë dollarë fonde emergjente për t’u përballur me këtë problem./voa.