Sheffield United e deklason Chelsean

Sheffield United e deklason Chelsean

Një befasi ka ndodhur sot në Premier Ligë, ku Sheffield United e ka mposhtur ekipin e Chelsea-s me rezultat 3 me 0.

Që në minutën e 18’ u pa se gjërat nuk do shkonin ashtu si Chelsea i kishte parashikuar, pasi që McGoldrick realizoi golin e parë për ekipin vendas. 15 minuta më vonë McBurnie realizoi golin e dytë, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 2 me 0. Pjesa e dytë u karakterizua me dominim total të ekipit nga Londra, por ishte ekipi i Sheffield që shënoi përsëri përmes McGoldrick për 3 me 0, raporton Insajderi.

Me këtë humbje, Chelsea shumë lehtë mund të humb pozitën e 3-të në tabelë, duke dalur në pozitën e 5-të, nëse ekipet si Leicester dhe United fitojnë ndeshet e tyre./Insajderi.com