Shefi ekzekutiv i “Walt Disney”, Bob Ige, ka paralajmëruar se një luftë tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës do të jetë e keqe për sektorin e biznesit.
Parku “Disneyland Shanghai “ i cili është i vendosur në territorin e Kinës, sipas Bob Ige, ishte një nga “historitë më të mëdha të suksesit në vitin 2016”, raporton BBC.
Por sipas tij ekziston frika se politikat izoluese të ndjekura nga presidenti amerikan Donald Trump mund të nisin një luftë tregtare mes dy vendeve.
Gjatë fushatës së tij zgjedhore, presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë 45 për qindshe mbi importet kineze, pasi që ai e sheh si një marrëdhënie gjithnjë e më të paekuilibruar ekonomike në mes të dy kombeve. /Insajderi.com