Shefi ekzekutiv i “Nike” thotë se firma është e Kinës dhe për Kinën

Shefi ekzekutiv i “Nike” thotë se firma është e Kinës dhe për Kinën

Shefi i markës “Nike” ka dal në mbrojtje të këtij biznesi në Kinë pasi u përball me një bojkot të konsumatorëve atje, transmeton Insajderi.

“Nike është një markë që është e Kinës dhe për Kinën” tha shefi ekzekutiv, John Donahoe, si përgjigje ndaj një pyetjeje në lidhje me konkurrencën nga markat kineze.

Komentet vijnë pasi gjiganti i veshjeve sportive u godit kohët e fundit nga një reagim i ashpër për deklaratat në lidhje me Xinjiang, shkruan’ BBC’.

Donahoe tha se ai është i sigurt se Kina do të vazhdojë të jetë një treg me rritje të shpejtë për kompaninë për shkak të investimeve të saj shumëvjeçare atje.

“Ne gjithmonë kemi marrë vendime afatgjate. Ne kemi qenë në Kinë për mbi 40 vjet,” deklaroi ai.

Disa marka perëndimore, duke përfshirë “Nike” dhe shitësin suedez të modës “H&M”, kohët e fundit u përballën me një reagim nga blerësit kinezë pasi firmat shprehën shqetësime në lidhje me përdorimin e pretenduar të punës së detyruar të ujgurëve në prodhimin e pambukut./Insajderi.com