Shefi i ‘Japan Airlines’ shkon në punë me autobus dhe merr pagë më të vogël se disa prej punëtorëve të tij

Shefi i ‘Japan Airlines’ shkon në punë me autobus dhe merr pagë më të vogël se disa prej punëtorëve të tij

Shefi ekzekutiv i Japan Airlines, Haruka Nishimatsu jeton me një filozofi që shumë udhëheqës të korporatave duhet t’i kushtojnë vëmendje.

Në vend që të veprojë si sundimtari i kompanisë, Nishimatsu vepron si një udhëheqës.

“Nëse të menaxhuarit është i lartë, atëherë njerëzit e thjeshtë presin urdhra. Unë dua që njerëzit e mi të mendojnë vetë”, thotë Nishimatsu, përcjell Telegrafi.

Nishimatsu shkon në punë me autobus, vesh rroba të lira dhe paguhet me një pagë që është më e ulët se dis prej vartësve të tij.

Ai madje uli ndjeshëm pagën e tij për të shmangur ikjen e punëtorëve.

Nishimatsu thotë se është në gjendje të krijojë një mjedis që është më i kënaqshëm për punëtorët e tij, por dhe i dobishëm për kompaninë.

Aktualisht Japan Airlines ka të punësuar mbi 34 mijë persona dhe për vitin 2019 ka gjeneruar rreth 11 miliardë dollarë.