Shefi i kundër-inteligjencës amerikane: Kina, Rusia dhe Irani po provojnë të influencojnë zgjedhjet në SHBA

Shefi i kundër-inteligjencës amerikane: Kina, Rusia dhe Irani po provojnë të influencojnë zgjedhjet në SHBA

Kina, Rusia dhe Irani janë në mesin e vendeve që po provojnë të influencojnë zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë një udhëheqës i inteligjencës amerikane, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Në një deklaratë të lëshuar nga drejtori i kundër-inteligjencës së SHBA-ve, thuhet se këto shtete po provojnë taktika të fshehta për të ndikuar në votimet që pritet të mbahen këtë vit në Amerikë.

Thuhet se Kina nuk e dëshiron ri-zgjedhjen e Trump-it, ndërsa Rusia dëshiron ta pengojë zgjedhjen e demokratit, Joe Biden.

Rusia akuzohet edhe për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016.

Shërbimet e inteligjencës në SHBA thonë se Rusia ka ndihmuar në kampanjën e Donald Trump, përfshirë këtu shpërndarjen e informacioneve të rrejshme online.

Rusia gjithmonë i ka mohuar akuzat.

I pyetur se çfarë do të bëjë për ta penguar ndërhyrjen e jashtme në zgjedhje, Donald Trump ka thënë se administrata e tij “do të shikojë nga afër”, në këto dyshime.

William Evanina, shef i Qendrës Nacionale për Siguri dhe Kundër-inteligjencë, ka thënë se shumë vende kanë preferenca se kush duhet t’i fitojë zgjedhjet në SHBA, por “jemi të brengosur për Kinën, Rusinë dhe Iranin”.

“Kina preferon që Trump të mos i fitojë zgjedhjet. Rusia ka për qëllim denigrimin e Joe Biden. Ndërsa Irani po provon t’i dëmtojë institucionet amerikane dhe ‘ta përçaje vendin’, duke shpërndarë informacione anti-SHBA”./Insajderi.com