Shefi i Lojërave Olimpike të Tokios jep dorëheqje për arsye të komenteve seksiste

Shefi i Lojërave Olimpike të Tokios jep dorëheqje për arsye të komenteve seksiste

Shefi i Lojërave Olimpike të Tokios, Yoshiro Mori, ka dhënë dorëheqje për shkak të komenteve seksiste të bëra në një takim, njofton Insajderi.

Siç raporton agjencia e lajmeve Kyodo, Mori, i cili ka drejtuar komitetin olimpik të Tokios që nga viti 2014, tërhoqi kritika të gjera pasi para rreth një jave në një takim të komitetit tha se “gratë flasin shumë”.

Fillimisht të planifikuara për në muajin korrik të vitit të kaluar, Lojërat Olimpike të Tokios ishin midis shumë ngjarjeve të shtyra në mbarë botën për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Lojërat Olimpike do të mbahen këtë vit në Tokio nga 24 korriku deri më 8 gusht, të pasuara nga Lojërat Paraolimpike që do të mbahen nga 24 gushti deri më pesë shtator. /Insajderi.com