
Vaksina e anti-COVID Moderna mund të mos e kthejë jetën në normalitet menjëherë sepse ende nuk është provuar të parandalojë përhapjen e virusit vdekjeprurës, thotë mjeku i lartë i kompanisë, shkruan Neë York Post, transmeton Insajderi.
Hulumtimet kanë treguar se vaksina e firmës bioteknike është efektive në parandalimin e njerëzve që të sëmuren me COVID-19, por nuk ka prova të forta se i ndalon ata të kapin virusin “kalimthi” dhe potencialisht të infektojnë të tjerët që nuk janë vaksinuar, sipas Dr. Tal Zaks, zyrtari kryesor mjekësor i Moderna.
Do të duhet kohë që një vaksinë t’i japë fund pandemisë globale dhe të ndihmojë ekonominë të rimëkëmbet edhe pse prodhuesit e ilaçeve po punojnë me një ritëm të vështirë për të prodhuar një inokulim të sigurt dhe efektiv. /Insajderi.com