Shefi i ‘United Airlines’ kërkon falje për tërheqjen zvarrë të pasagjerit

Shefi i ‘United Airlines’ kërkon falje për tërheqjen zvarrë të pasagjerit

Shefi ekzekutiv i ‘United Airlines’ ka nxjerrë një deklaratë për të kërkuar falje për largimin e pasagjerit me forcë nga të punësuarit gjatë një fluturimi, në këtë fundjavë.

“Unë thellësisht kërkoj falje për pasagjerin e hequr me forcë dhe për të gjithë pasagjerët tjerë në bord, askush nuk duhet keqtrajtuar në këtë mënyrë”, ka thënë shefi ekzekutiv, i “United Airlines”, Oscar Munoz, shkruan “The Independent”.

“Jam shumë i shqetësuar për këtë dhe dua që ju ta dini se ne do të marrim përgjegjësinë e plotë për këtë”, ka shtuar Munoz, raporton Insajderi.

Video nga fluturimi 3411 nga Çikago për në Louisville gjatë fundjavës, tregon se si punëtorët e aeroplanit e kanë larguar pasagjerin nga ulësja e tij, duke e tëhequr zvarrë.

Pasagjeri ishte një doktor cili kishte refuzuar që të çohej nga ulësja duke thënë se i duhej të ishte në spital të nesërmen për t’i kontrolluar pacientët.

Incidenti kishte ardhur pasi që ‘United Airlines’ kishte shitur bileta më shumë se që kishte ulëse në aeroplan dhe pastaj u kishte ofruar udhëtarëve kompensim që t’i lironin ulëset dhe ta marrin fluturimin tjetër. /Insajderi.com

[arve url=”http://ht3.cdn.turner.com/money/big/news/2017/04/10/united-airlines-passenger-dragged-off-flight.cnnmoney_1024x576.mp4?_=4″/]