Ish-futbollisti i Blackburnit, Shefki Kuqi, thotë se Kosova ka potencialin e garantuar për ta befasuar Evropën me futboll.
39-vjeçari nga në një prononcim për BBC, ka thënë se në Kosovë ka shumë dëshirë për të luajtur futboll.
“Atje janë shumë të pasionuar pas futbollit”, tha Kuqi për BBC. “Kosova është një vend i vogël, por ka talent të jashtëzakonshëm”.
Kuqi po ashtu u pyet për futbollistët kosovarë që luajnë në Zvicër, duke thënë se është një zgjedhje e vështirë për “këta futbollistë”.
“Këta futbollistë kanë luajtur për Zvicrën në Kampionate Evropiane dhe Botëror. Është e vështirë edhe për ta. Disa do të luajnë për Kosovën e ndoshta të tjerë do duan të vazhdojnë me Zvicrën”, tha Kuqi.
Kuqi ka luajtur me skuadra të famshme në Angli, siç janë Crystal Palace dhe Swansea City, derisa ka qenë edhe kapiten i përfaqësueses së Finlandës për vite më radhë. /Insajderi.com