Shënohet viktima e dytë e koronavirusit në Itali

Shënohet viktima e dytë e koronavirusit në Itali

Në Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëherëshme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua që banon në Lombardi, ndërsa që nga dje numri i të prekurve autoktonë dmth që nuk kanë udhëtuar së fundmi në Kinë është rritur në 20, 16 në Lombardi, 1 në Veneto dhe 3 në Lazio.

Transportuesi’ apo bartësi fillestar i virusit, ende nuk është identifikuar por dyshohet se ai është një mik i 38 vjeçarit i cili prej një viti kishte jetuar në Kinë dhe kur ishte kthyer ishte testuar negativ në testin e koronavirusit.

Në disa komuna ku janë shfaqur rastet e të prekurve janë mbyllur shkollat dhe kopshtet si dhe janë pezulluar gjarjet publike dhe aktivitetet tregtare si dhe mjaftë biznese kanë ndërprerë punën.

Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzvë të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese për të shmangur infektimin. Po ashtu rreth 250 persona, mes të cilëve 70 mjek po mbahen nën vëzhgim dhe i janë nënshtruar analizave pasi dyshohet se kanë kontaktuar tangent me koronavirusin.

Kryeministri italian Giuseppe Conte në një mbledhje të jashtëzakonshme me Mbrojtjen Civile tha se nuk duhet shkaktuar panik dhe se qeveria ka marrë të gjitha masat në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi.

Infeksioni nga 38-vjeçari virusi është përhapur në të paktën 14 persona të tjerë, te  gruaja e tij, 5 mjekë dhe punonjës shëndetësorë dhe 3 pacientë të spitalit ku ishte shtruar i infektuari dhe te disa të tjerë.