Shënojnë Rroca dhe Manaj në Ligën e Parë turke

Shënojnë Rroca dhe Manaj në Ligën e Parë turke

Vazhdon forma e mirë e mesfushorit shqiptar, Eduart Rroca, teksa këtë herë ka arritur të gjejë përsëri rrugën e golit në kampionatin turk, njofton Insajderi.

Mesfushori 27 vjeçar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 12-të të takimit, duke kaluar ekipin e tij, Instabulsporit në epërsi ndaj skuadrës së Balikersisporit. Pas një krosimi të bukur nga e djathta, Rroca i cili gjendej me shpinë nga porta, godet flutrimthi për të shënuar një gol mjaft të bukur.

Në pjesën e dytë, Arb Manaj do të barazonte rezultatin përkohësisht, duke shënuar nga penalltia, mirëpo në minutën e dytë shtesë, ekipi i Rricës shënoi me Etoga për të fituar tre pikë.

Me këtë fitore, skuadra e Rrocës shkon në vend të katërt në Ligën e Parë turke, vend ky i cili i mundëson fazën “play-off” për tu ngjitur në Superligën turke. Ky është goli i nëntë për Rrocën këtë sezon ndërkohë që ka dhënë dhe nëntë asist.

Ndërsa në anën tjetër, ekipi i Manajt ndodhet në vendin e 14 në ligë me 32 pikë. /Insajderi.com