Shënon Arlind Ajeti, i dhuron tre pikë Reggianas në Serie B

Shënon Arlind Ajeti, i dhuron tre pikë Reggianas në Serie B

Arlind Ajeti përveç se po shkëlqen në mbrojtje, tani po bën edhe sulmuesin për skuadrën e Reggianës në Serinë B italiane, njofton Insajderi.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes, ndaj Pordenones në minutën 56-të. Gol vendimtar ai i shqiptarit, që në fund i dha tre pikët Reggianës, ndaj rivalit për mbijetesë.

Më këtë fitore Reggiana, shkon në kuotën e 34 pikëve, një pikë më pak se vendi i 17-të që dërgon në “Play Out”, ku do tentojnë më pas mbijetesën. /Insajderi.com