Shërohet nga COVID-19 presidenti që s’ia mbushte syrin virusi

Shërohet nga COVID-19 presidenti që s’ia mbushte syrin virusi

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka njoftuar se është shëruar nga virusi dhe se në testet e fundit për COVID-19 ka dalur negativ, shkruan BBC, njofton Insajderi.

“Mirë dita të gjithëve”, ka shkruar Bolsonaro në llogarinë e tij në Facebook ku edhe ka zbuluar se është shëruar.

Presidenti brazilian ishte infektuar me shtatë korrik dhe në tre teste radhazi kishte dal pozitiv.

Në të kaluarën, ai kishte thënë se s’ka rrezik nga virusi dhe kishte deklaruar se edhe nëse i bie pak efekt do të kishte, pasi “kam qenë atletik në të kaluarën”.

Brazili është shteti i dytë i goditur më së keqi nga Coronavirusi me 2.3 raste të konfirmuara./Insajderi.com