Sherr në familje, 24-vjeçarja qëllon me thikë motrën e vogël

Sherr në familje, 24-vjeçarja qëllon me thikë motrën e vogël

Një 24-vjeçare ka qëlluar me thikë motrën e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes tyre. Policia ka vënë në pranga 24-vjeçaren.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasja me inicialet A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi.

“Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës”, njofton policia.