Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, pas gëzimit të fitores ka vlerësuar lojën e Kosovës, por u ka kërkuar edhe një favor atyre në ndeshjen ndaj Islandës.
“E thashë para ndeshjes se Kosova ka një ekip kualitativ. Por, kushtet e rënda atmosferike ishin të vështira dhe na vështirësojnë qarkullimin e topit. Unë i uroj suksese në të ardhme Kosovës. Besoj se e kemi merituar fitoren në këtë takim.
“Jam i sigurt që Kosova ka një shpirt luftarak dhe se do t’ia vështirësojë lojën Islandës. Ne do mundohemi të fitojmë në takimin e fundit kundër Kroacisë, në mënyrë që të realizojmë objektivin tonë. Pra, presim edhe nga Kosova”, u shpreh trajneri i Ukrainës.
Ukraina do të duhet ta mposhtë Kroacinë në mënyrë që të jetë në garë për tu kualifikuar në Botorin ‘Rusi 2018’, por fitorja e tyre nuk do të siguronte kualifikimin. Kosova do të duhet ta mposhte Islandën në mënyrë që Ukraina të kualifikohet në Kampionatin Botëror.