
Senati amerikan votoi për të shfajësuar ish-presidentin Donald Trump për artikullin e vetëm të impiçmentit pas trazirave të 6 janarit të kryera nga mbështetësit e tij, transmeton Insajderi.
Në votimin 57-43, shtatë senatorë republikanë iu bashkuan grupit parlamentar demokrat në votën e tyre duke dënuar Trump-in, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për senatorët republikanë Richard Burr, Bill Cassidy, Susan Collins, Lisa Murkowski, Mitt Romney, Ben Sasse dhe Pat Toomey. /Insajderi.com