Shfaqje mjeshtërore e Vettelit – lexoni detajet

Shfaqje mjeshtërore e Vettelit – lexoni detajet

Sebastian Vettel i Ferrarit ka fituar garën për Shpërblimin e Madh të Bahreinit në Formula 1, duke arritur kështu fitoren e dytë në dy garat e para të këtij sezoni dhe duke u konsoliduar si lider i renditjes së shoferëve në fillim të sezonit 2018.

Kjo ka qenë gara e 200-të në karrierën e shoferi gjerman dhe fitorja në këtë jubile kaq të rëndësishëm në karrierën e tij, është shumë e veçantë, por përtej kësaj shfaqja e Vettelit sot ka qenë një prej më të mirave, nëse jo më e mira në karrierën e tij.

Gara ka qenë e shkëlqyeshme dhe është vendosur në fund, me më pak se një sekondë diferenca ndaj finlandezit të Mercedesit Valteri Bottas, kurse i treti përfundoi Lewis Hamilton.