Shifra e të prekurve me COVID-19 kalon 65 milionë persona

Shifra e të prekurve me COVID-19 kalon 65 milionë persona

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 65 milionë të infektuar, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 65.012.013 raste me COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në mbarë botën.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 14.314.265 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (9.538.757), Brazili (6.436.650), Rusia (2.375.546), Franca (2.244.635), Spanja (1.682.533), Britania e Madhe (1.659.256), Italia (1.641.610), Argjentina (1.440.103), Kolumbia (1.334.089) dhe Meksika (1.133.613).

Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1.502.610 persona ndërsa 45.098.162 janë shëruar duke mposhtur virusin. /Insajderi.com