Shije djerse dhe suksesi

Shije djerse dhe suksesi

Kur shikon një garë të Formula 1 pret një spektakël me makina të shpejta, parakalime spektakolare dhe aksidente të frikshme.

Ajo që nuk pret kurrë që të shohësh është një aktor të famshëm që pi shampanjë nga këpuca e njërit prej pilotëve. Pikërisht kjo gjë u pa pak pas përfundimit të Çmimit të Madh të Kanadasë.

Intervistat në podium u zhvilluan nga ylli i sagës “Star Trek” dhe “X-Men”, Sir Patrick Stewart, i cili pati një moment të veçantë me australianin Daniel Ricciardo, i cili përfundoi garën në vendin e tretë.

Gjatë bisedës, piloti i Red Bullit i ofroi aktorit të famshëm shampanjë nga këpuca e tij, ofertë që Stewart e pranoi me kënaqësi. Ricciardo hoqi këpucën e djersitur dhe e mbushi me shampanjë, të cilën aktori e piu të gjithën, duke lënë spektatorët me gojë hapur dhe sigurisht, paksa të neveritur.