Shikojeni formacionet e Italisë, Gjermanisë, Anglisë dhe Francës për eliminatoret

Shikojeni formacionet e Italisë, Gjermanisë, Anglisë dhe Francës për eliminatoret

Luhen duke filluar nga ora 20:45, 14 ndeshje, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, njofton Insajderi.

Rivalët e grupit të Shqipërisë, Hungaria, luan në transfertë ndaj Andorrës, ndërkohë që Anglia përballet në shtëpi me Poloninë.

Gjermania përballet me Maqedoninë e Veriut, me këta të fundit që do të kërkojnë surprizën, por që duket shumë e vështirë.

Italia luan në transfertë ndaj Lituanisë, ndërsa përballje interesante është edhe ajo mes Greqisë dhe Gjeorgjisë. Franca do të ketë një sfidë të vështirë në transfertë, teksa luajnë përballë Bosnjës. /Insajderi.com

Lituania vs ITALIA

Gjermania vs Maqedonia e Veriut

Bosnja vs Franca

Anglia vs Polonia