 
                    Emocionet e ftesës nga kombëtarja janë të mëdha, teksa këtë e kemi dëgjuar ta thonë shpesh lojtarë të ndryshëm, njofton Insajderi.
Aq i madh ishte gëzimi dhe emocioni te mbrojtësi, Alpaslan Ozturk, ku mori ftesë nga Turqia, sa ai nuk mund ta kontrollonte dot veten. 27 vjeçari, i cili aktivizohet me skuadrën turke të Goztepe, mori për herë të parë në karrierë ftesë nga kombëtarja e Turqisë për ndeshjen me Letoninë dhe nuk përmbahej nga gëzimi.
Gjatë kohës kur lojtari merr telefonatën, ku i thuhet për ftesë nga Turqia, ai kapet nga kamerat, teksa në atë moment fillon e kërcen nga gëzimi i madh. /Insajderi.com

 
                            						 
                   
                   
                   
                       
                       
                       
                       
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                          