Pjesa e parë e derbit nga Londra , në mes Tottenahm vs Arsenal është përmbyllur me rezultat 1 me 1.
Arsenal kaluan të parët në epërsi me golin e jashtëzakonshëm të Lacazette, që e shënoi në minuten e 16’, raporton Insajderi.
Tottenham u kundërpërgjigj menjëherë përmes Son Heung-Min në minutën e 19’, pas një gabimi trashanik të Kolasinac.
Pjesa e parë ishte shumë e barabartë, ku dallimi në posedim ishte vetëm 2% në të mirë të Arsenal dhe të dyja ekipet patën nga 6 tentime për gol./Insajderi.com
Lacazette goal vs Tottenham (0-1) pic.twitter.com/oitw15oAMt
— Premier League Goals ⚽️ (@PL_GOALS_) July 12, 2020