Shinji Kagawa transferohet te PAOK në Greqi

Shinji Kagawa transferohet te PAOK në Greqi

Klubi grek i futbollit, PAOK, ka transferuar ish-futbollistin e Manchester United, Shinji Kagawa, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të klubit, 31 vjeçari Kagawa i cili së fundmi ka luajtur për klubin spanjoll Real Zaragoza nënshkroi kontratë një vit e gjysmë me PAOK.

Futbollisti japonez i cili ishte huazuar nga klubi turk Besiktas gjatë pjesës së dytë të sezonit 2018-2019, në Superligën Turke shënoi katër gola në 14 ndeshje.

Kagawa në karrierën e tij në Evropë ka luajtur edhe për Borussia Dortmund dhe Manchester United, ndërsa për Kombëtaren e Japonisë ai shënoi 31 gola në 97 ndeshje. /Insajderi.com