Shitja e armëve në nivel global arrin rekord

Shitja e armëve në nivel global arrin rekord

Sipas raportit të Institutit të Paqes në Stokholm (SIPRI) shitja e armëve në periudhën mes viteve 2012-2016 është rritur për 8,4%.

Kjo rritje shënoi rekord pas përfundimit të Luftës së Ftohtë në vitin 1991.

Klientët më të mëdhenj të këtij tregu janë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Azisë.

India, Arabia Saudite dhe Kina ndodhen në vendin e parë për nga blerja e armëve, shkruan TRT.

Ndërkohë që India ka rritur për 43% shpenzimet e saj për mbrojtje, importi i armëve në vendet e Gjirit shënoi rritje për 29%.

Ndërkaq rekordi ndodhet në duart e Arabisë Saudite, e cila shënoi rritje në blerje për 212%.

Klientët më të mirë në tregun e armëve në kontinentin e Afrikës janë Algjeria, Nigeria, Sudani dhe Etiopia.

Ndërsa fituesit në industrinë e mbrojtjes janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Franca dhe Gjermania.

Këto 5 vende realizuan ¾ të shitjes botërore të armëve.

Pjesën më të madhe e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 33%.

Gjysmën e armëve të prodhuara mes viteve 2012-2016 ShBA-të i kanë shitur në vendet e Lindjes së Mesme. /Insajderi.com