Korporata Toyota ka publikuar se shitja e saj në Kinë në shkurt të këtij viti ishte madje 70,2 për qind më e vogël sesa në shkurt të vitit 2019.
Kjo rënie është rezultat i përhapjes së koronavirusit.
Prodhuesi i dytë më i madh në botë i veturave ka zbuluar se në shkurt janë shitur vetëm 23.800 vetura të udhëtarëve, duke përfshirë veturat Lexus.
Nga ana tjetër, sipas vlerësimit preliminar të Asociacionit kinez të prodhuesve të veturave (Chinese Passager Car Assotioation – CPCA), shitja ka rënë edhe më tepër, dhe se rënia e përgjithshme është për 80 për qind, e që është rënie më e madhe e shënuar sivjet./Insajderi.com.