Shkaku i Covid-19, shtyhet ndeshja e Dritës në Ligën e Kampionëve

Shkaku i Covid-19, shtyhet ndeshja e Dritës në Ligën e Kampionëve

Drita ka udhëtuar në Zvicër, për të zhvilluar ndeshjen e saj në kuadër të Ligës së Kampionëve,  ndaj ekipit të Inter Escaldes – por tani njoftohet se ndeshja do të shtyhet për 90 minuta, shkaku i vonesave në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, pasi lojtari i Dritës, Fidan Gërbeshi, ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

“Ndeshja me Inter d’Escaldes shtyhet për ne orën 19:30. Arsyeja është vonesa e plotësimit te dokumentacionit për COVID-19 nga organizatori për dy ekipet”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Fc Drita, në llogarinë e tyre në Facebook, njofton Insajderi.

Ndeshja ishte paraparë të fillonte nga ora 18:00, por tani ajo do të fillojë nga ora 19:30./Insajderi.com.