Shkarkimi i Sarri-t, do t’i kushtojë shumë Juventus-it

Shkarkimi i Sarri-t, do t’i kushtojë shumë Juventus-it

Juventus-i e ka liruar nga detyra, Maurizio Sarrin, për humbjes dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve në ndeshjen e mbrëmshme kundër Lyon.

Bordi i Zonjë së Vjetër kanë mbajtur një takim sot herët në mëngjes dhe e vetmja pikë e rëndit të ditës, ishte të vendosej e ardhmja e trajnerit Italian.

Bordi vendosi për shkarkimin e Sarri-t, pas vetëm një sezoni të tij tek Juventus.

Ky shkarkim, Juventus-it, do ti kushtojë mbi 20 milion euro, që do të paguhen si dëmshpërblim tek trajneri I shkarkuar, pasi ai kishte kontratë tre vjeçare me ekipin nga Torino./Insajderi.com.