Koha e Bernard Challandes në stolin e trajnerit të Përfaqësues së Kosovës ka mbaruar sot.
Këtë njoftim e ka bërë Federata e futbollit të Kosovës, përmes konferencës së mbajtur për media me fillim nga ora 13-00, shkruan Shqip.com.
Kreu i FFK-së, Agim Ademi e falenderoi trajnerin zviceran për kontributin e dhënë dhe i uroi suksese për të ardhmen.
Ndërsa, Challandes u shpreh i pikëlluar për këtë fakt, por nuk e la pa falenderuar të gjithë ndihmësit e tij gjatë kësaj kohe.
“Ka qenë knaqësi e madhe, por kemi arritur në këtë pikë në të cilën duhet të largohem. Ka qenë njëra ndër periudhat më të mira në karrirën time”, tha Challandes ndër të tjera.
Challandes, tha se ka pasur momente të mira me këtë ekip, sepse në Kosovë ka pasur një ekip me lojtar të mëdhenjë.
“Nuk mund të pajtohem me argumentimin se ne kemi pasur rezultate negative. Ne jemi Kosova, ne ekzistojmë që pesë vite dhe ju mendoni që duhet pasur 20 pikë në këtë grup? Jo, jo, jo. Nuk jam i lumtur me këtë vendim të Agim Ademit, por duhet falenderuar për mundësinë dhe mbështetjen që ma kanë dhënë gjatë kësaj kohe.shte një përvojë e mirë për mua. Por, nuk i thëm faleminderit Agim Ademit, për vendimin e marrë sot(qesh)”, shtoi gjithashtu ai.