Shkarkohet presidenti i Perusë

Shkarkohet presidenti i Perusë

Presidenti i Perusë, Martin Vizcarra është shkarkuar nga detyra pas akuzave të reja për korrupsion, transmeton Insajderi.

Kongresi i Perusë mbrëmë me 105 vota pro, 18 kundër dhe katër të përmbajtur votoi për shkarkimin e presidentit Vizcarra nga detyra.

Vizcarra ngarkohet për parandalimin e implementimit të të drejtave dhe drejtësisë në shtet dhe për deklarata të rrejshme që ka dhënë lidhur me akuzat për korrupsion.

Kongresi para shtatë ditëve ngriti procedurë për shkarkimin e tij dhe i dha fund këtij procesi në afat rekord, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke marrë parasysh se Vizcarra nuk ka pasur nënpresident, postin e shefit të shtetit në Peru deri në fund të korrikut të vitit të ardhshëm do ta ushtrojë kryetari i Senatit, Manuel Merino.

Kongresi i Perusë para dy vitesh ngriti procedurë për shkarkimin e presidentit të atëhershëm, Pedro Pablo Kuczyanski, por ai dha dorëheqje para deklarimit të delegatëve. /Insajderi.com