fbpx

Shkatërrohet grupi i cili vodhi 2.4 milionë dollarë në kriptomonedha përmes kartave SIM

Shkatërrohet grupi i cili vodhi 2.4 milionë dollarë në kriptomonedha përmes kartave SIM

Dënimet për hakimin e kartave SIM janë ende një novelë. Vetëm kohët e fundit kanë filluar të jepen dënime të kësaj kategorie dhe të fundit mund të shërbejnë si një precedent për rastet e ardhshme.

Agjencitë ligjzbatuese në SHBA kanë rrëzuar një skemë masive të hakimit të kartave SIM. Agjentët federalë kanë arrestuar nëntë persona të cilët akuzohen për mashtrime dhe vjedhje identiteti dhe pjesëmarrje në një grup të quajtur The Community.

Ky grup transferonte numrat e telefonit në karta SIM që i posedonin dhe i përdornin më pas për të marrë nën kontroll llogari online të cilat përdornin verifikimin me dy faktorë.

Një prej arsyeve kryesore të kësaj skeme ishte vjedhja e kriptomonedhave. Grupi besohet se ka orkestruar shtatë sulme dhe vjedhur 2.4 milionë dollarë në kriptomonedha.

 

Si me çdo skemë, The Community kishte ndihmën e insajderëve. Tre persona të cilët punonin tek operatorët celularë kanë marrë ryshfete për ti ndihmuar anëtarët e grupit të hakonin kartat SIM.

 

Në raste të tjera anëtarët e grupit shfaqeshin si viktima tek kujdesit ndaj klientit dhe ndërronin numrat për kartat SIM. Ata rrezikojnë deri në 20 vite burgim për vjedhje identiteti.

Dënimet për hakimin e kartave SIM janë ende një novelë. Vetëm kohët e fundit kanë filluar të jepen dënime të kësaj kategorie dhe të fundit mund të shërbejnë si një precedent për rastet e ardhshme.

Gjithashtu këto skema na kujtojnë se edhe me verifikimin me dy faktorë llogaritë tuaj online nuk janë aq të sigurta sa mund të mendoni.