
Klubi nga Serie A, Spezia është bllokuar nga tregu i transferimeve për dy afate kalimatare, duke filluar nga janari i viti 2022, transmeton Insajderi.
Skuadra italiane është shpallur fajtore për shkak të shkeljeve të rregullave të transferimeve.
Ata kanë shkelur rregullin e transferimeve të lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.
Tani atyre nuk do tu lejohet të nënshkruajnë me lojtarë të rnjë për katër afate kalimtare, duke filluar nga janari i ardhshëm.
Drejtuesit e kësaj skuadre kanë njoftuar se do të apelojnë kundër këtij vendim në organet përgjegjëse, derisa besojnë se do të marrin përgjigje pozitive.
Edicionin e kaluar, Spezia e përfundoi në pozitën e 15-të në Serie A, duke qenë vetëm gjashtë pikë jashtë pozitës për rënie nga liga./Insajderi.com