Shkëlzen Gashi shënon dy gola në Zvicër, i jep fitoren Aarau

Shkëlzen Gashi shënon dy gola në Zvicër, i jep fitoren Aarau

Shkëlzen Gashi duket se po rikthehet në formën e dikurshme, teksa së fundmi po tregon paraqitje të shkëlqyera, me ekipin e Aarau, në ligën e parë zvicerane, njofton Insajderi.

Pasi shënoi golin e fitores për Aaraun para tre javëve ndaj Chiazos, ditën e sotme sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me dopietë.

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare ka shënuar dopietë golash ndaj Xamax, teksa në minutën e 29’ realizoi me penallti, në minutën e 76’, pas një pasimi perfekt të marrë nga Zverotiç, ia doli të shënojë edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij, që fitoi 3-1 në fund, ku dy golat e Gashit ishin vendimtarë.

Kujtojmë se sot mund të quhej edhe një “derbi” shqiptarësh, pasi në radhët e Xamax u aktivizua titullar edhe Migjen Basha, një tjetër ish lojtar i kombëtares shqiptare. /Insajderi.com