Shkëmbim kokë më kokë i De Gea dhe Kante?

Shkëmbim kokë më kokë i De Gea dhe Kante?

David de Gea dhe N’Golo Kante, mund të shkëmbehen me njëri tjetrin nga klubet e tyre, Manchester United dhe Chelsea.

Mediat në Angli, raportojnë se është shumë i mundur një shkëmbim në mes të këtyre lojtarëve, shkaku i interesave të dy klubeve, transmeton Insajderi.

Chelsea, është duke u ballafaquar me probleme të mëdha me portier edhe pse ata thyen rekordin botërorë kur e blenë Kepa-n, ndërsa Manchester United, në duart e tyre kanë plot tre top portier, David de Gea, Sergio Romero dhe tani i sapo kthyeri nga huazimi, Dean Henderson, i cili pritet të zë vendin si titullar në ekipin e parë.

MAnchester United, është në kërkim të një mesfushori dhe Kante pëlqehet shumë nga të gjithë brenda klubit të United, ndërsa, Lampard, nuk është se e ka lojtar kyç francezin./Insajderi.com.