Shkëmbim lojtarësh mes Napolit dhe Inter-it

Shkëmbim lojtarësh mes Napolit dhe Inter-it

Skuadra e Antonio Contes ka mungesa në repartin e sulmit, ndërsa kohët e fundit në mediat italiane është folur për një shkëmbim të lojtarëve mes Inter dhe Napolit, njofton Insajderi.

Siç raporton gazeta e përditshme sportive italiane “Tuttosport”, skuadra “zikaltër” do të hidhet në sulm për një sulmues me peshë që të zëvendësojë mirë sulmuesit kryesorë.

Pasi sulmuesi polak i Napolit, Arkadiusz Milik, nuk është në planet e Gattusos dhe pasi kontrata i mbaron në verën e ardhshme, në janar mund të ndodhë shkëmbimi i Milik me njërin nga mesfushorët e Inter, Eriksen ose Nainngolan.

Nëse ky transferim nëse do të kryhet, Interi përfiton një kursim ekonomik duke parë rrogat si të Eriksen dhe të Nainngolan, por do të humbnin cilësinë e mesfushës. /Insajderi.com