Shkenca e zbulon: 48,000 vjet më parë ishte zbuluar harku e shigjeta për gjah

Shkenca e zbulon: 48,000 vjet më parë ishte zbuluar harku e shigjeta për gjah

Njerëzit e hershëm që kanë jetuar në ishullin e Sri Lankës 48,000 vjet më parë, kishin punuar veglat e tyre nga eshtërat e kafshëve dhe i përdornin ato për të gjuajtur majmunë dhe ketër, thotë një studim i ri, raporton CNN, transmeton Insajderi.

Gjetjet e reja janë prova se njerëzit edhe jashtë Afrikës, kishin përdorur harkun e shigjetën si mjete për gjah dhe njëkohësisht, janë artefaktet më të vjetra në botë, përjashtuar kontinentin afrikan, që dëshmojnë përdorimin e kësaj teknologjie në gjuajtjen e kafshëve.

Vitin e kaluar, studiuesit kishin inicuar një studim për të analizuar eshtërat e majmunëve dhe ketërve të gjetura në shpellën Fa-Hien Lena në këtë ishull; studimi dëshmon se njerëzit, i kishin gjuajtur kafshët e lartëpërmendura. Kjo shpellë është po ashtu edhe vendndodhja e fosilit më të kershëm të Homo Sapiensit në Azinë Jugore. Njerëzit e kishin okupuar këtë zonë përgjatë katër periudhave të ndryshme mes 4,000 dhe 48,000 vjet më parë.

The shell beads, as well as different pigments in bright red, yellow, and silver, were used for personal ornamentation.

Disa nga eshtrat e gjetura në këtë shpellë janë modifikuar në formë të mjeteve për gjah, kështuqë studiuesit i kanë analizuar ato për të huptuar se sa herët paraardhësit tanë kishin mësuar që të gjuanin kafshë të vogla e të shpejta nëpër pyje.

Ky studim është publikuar të premten që lamë pas në revistën shkencore “Science Advances”.

Studimi i ri, hedh poshtë pretendimet se teknologjia e harkut e shigjetës në Europë është e dyta më e vjetra pas Afrikës. Në Europë sipas shkencës, vegla të tilla datojnë prej 20 mijë vitesh më parë, ndërsa këto në Sri Lankë, prej 48,000 vitesh. /Insajderi.com