Shkencëtarët gjejnë qeliza të paprekura të trurit në viktimën e shpërthimit të Vezuvit

Shkencëtarët gjejnë qeliza të paprekura të trurit në viktimën e shpërthimit të Vezuvit

Qelizat e trurit të një të riu që vdiq gati 2.000 vjet më parë në shpërthimin Vesuvit janë gjetur të paprekura nga një ekip studiuesish në Itali, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Zbulimi u bë kur ekspertët studiuan mbetjet e zbuluara për herë të parë në vitet 1960 në Herculaneum, një qytet i varrosur nga hiri gjatë shpërthimit vullkanik në 79 AD.

Viktima, u gjet e shtrirë me fytyrë poshtë në një shtrat prej druri në një ndërtesë që mendohej se i ishte kushtuar adhurimit të perandorit Augustus dhe ishte rreth 25 vjeçar në kohën e vdekjes, sipas studiuesve.

Part of the college of the Augustales, the building in Herculaneum where the young man's remains were found in the 1960s.

Pier Paolo Petrone, një antropolog mjeko-ligjor në Universitetin e Napolit Federico II i cili drejtoi kërkimin, tha për CNN se projekti filloi kur ai pa “disa materiale qelqi që ndriçonin nga brenda kafkës” ndërsa po punonte pranë skeletit në vitin 2018.

Në një letër të botuar në fillim të këtij viti në “New England Journal of Medicine”, Petrone dhe kolegët e tij zbuluan se kjo pamje me shkëlqim ishte shkaktuar nga vitrifikimi (transformimi i një substance në qelq) i trurit të viktimës për shkak të nxehtësisë së fortë e ndjekur nga ftohja e shpejtë.

Duke folur për këtë proces, Petrone tha: “Truri i ekspozuar ndaj hirit të nxehtë vullkanik duhet së pari të jetë lëngëzuar dhe pastaj menjëherë të jetë kthyer në një material qelqi nga ftohja e shpejtë e depozitës së hirit vullkanik”.

Pas analizave të mëvonshme, duke përfshirë përdorimin e një mikroskopi elektronik, ekipi gjeti qelizat në trurin e vitrifikuar, të cilat ishin “ruajtur tepër mirë me një rezolucion që është e pamundur të gjendet diku tjetër”, sipas Petrone. /Insajderi.com