Shkencëtarët gjejnë spermën më të vjetër në botë

Paleontologët thonë se spermatozoidi i kafshës së fosilizuar, i gjetur brenda një ostrakodi të vogël, mund të jetë i vjetër 100 milionë vjet.

Shkencëtarët gjejnë spermën më të vjetër në botë

Një ekip i paleontologëve ka zbuluar atë që ata besojnë se është sperma më e vjetër e kafshëve në botë, e ngrirë brenda një krustace të vogël në një copë rrëshire druri në Mianmar 100 milionë vjet më parë, shkruan Al Jazeera, transmeton Insajderi.

Shembujt më të vjetër të njohur të spermës së kafshëve të fosilizuara ishin më parë vetëm 17 milionë vjet të vjetra, sipas ekipit të ekspertëve të udhëhequr nga Wang He të Akademisë Kineze të Shkencës në Nanjing.

Spermatozoidët u gjetën brenda një ostrakodi, një lloj krustaci që ekziston për 500 milionë vjet dhe mund të gjendet në shumë oqeane sot, thanë studiuesit në një letër të botuar të mërkurën në revistën prestigjioze të Shoqërisë Mbretërore Proceedings.

Ato u gjetën në trupin e një ekzemplari femër, duke treguar që ajo duhet të ishte fekonduar pak para se të bllokohej në rrëshirën e pemës, thanë ekspertët.

Për ta bërë gjetjen edhe më të veçantë, spermatozoidët u përshkruan gjithashtu si “gjigandë”, me përmasa deri në 4.6 herë më të mëdha se trupi i mashkullit. /Insajderi.com