Ndërsa bota mezi pret që një vaksinë e sigurt dhe efektive e Covid-19 të vijë në qarkullim publik dhe t’i japë fund shkatërrimit të shkaktuar nga virusi, e vërteta është se ne jemi akoma të paktën gjashtë muaj larg.
Shkencëtarët indianë kanë krijuar një maskë të re për fytyrën e cila thuhet se është bërë prej pëlhure mikrobvrasëse e cila mund të vrasë Covid brenda tre minutash, sipas një raporti.
Një ekip studiuesish nga Instituti për Shkencën e Qelizave Staminale dhe Mjekësinë Rigjeneruese, inStem, Bengaluru, ka zhvilluar një pëlhurë mikrob vrasëse të quajtur G-fab, sipas faqes dixhitale të lajmeve Federal.
Faqja më tej raportoi se materiali dmth. pëlhura mikrob vrasëse, është efektive në çaktivizimin e viruseve të patogjene (të cilave i përket Korona virusi) dhe baktereve gjatë kontaktit me të.
Raporti më tej thekson se maskat mund të ripërdoren dhe përbëhen nga tre shtresa. Dy shtresat e jashtme të maskave të fytyrës janë mikrob vrasëse dhe e brendshme është bërë prej pambuku.
Maskat lahen dhe ekziston një mundësi për të shtuar një filtër ajri në këto maska për mbrojtje shtesë në vende të mbushura me njerëz ose vende me ventilim të dobët. Ky filtër shtesë mund të shtohet në mes të çarjes në të tre shtresat.
Ndërsa prodhuesit e maskës antivirale të fytyrës pretendojnë se këto maska ishin në gjendje të shkatërronin një larmi të madhe të patogjenëve duke përfshirë bakteret dhe viruset (përfshirë Korona virusin), studimet ende nuk kanë verifikuar këto pretendime./Insajderi.com
Burimi: Times of India