Virusi vdekjeprurës, koronavirus, që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe deri më tani ka marrë jetën e 106 personave, do të zgjasë edhe për disa muaj të tjerë" />

Shkencëtarët paralajmërojnë: Një vaksinë kundër koronavirus është të paktën tetë javë larg

Shkencëtarët paralajmërojnë: Një vaksinë kundër koronavirus është të paktën tetë javë larg

Virusi vdekjeprurës, koronavirus, që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe deri më tani ka marrë jetën e 106 personave, do të zgjasë edhe për disa muaj të tjerë, janë shprehur shkencëtarët.

Studiuesit, duke ndjekur nga afër krizën e përshkallëzuar, paralajmërojnë se virusi do të prekë dhjetëra mijëra njerëz, ndërsa vazhdon të shpërndahet në të gjithë Azinë.
 

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se bota është të paktën 2 muaj larg nga gjykimi i një vaksine kundër koronavirus, i cili deri më tani ka prekur më tepër se 4500 njerëz. Dje u shënua rasti i parë i këtij virusi në Gjermani.

Ekspertët kryesorë kanë pranuar se kjo “krizë” do të përfundojë para verës, ndërsa të tjerë shprehen se “nuk është diçka që do të përfundojë javën e ardhshme ose muajin tjetër”.

Eidemiologët kanë vetëm informacione të pjesshme për virusin e ri, i cili u shfaq në dhjetor. Ata përdorin modele matematikore për të vlerësuar numrin aktual të rasteve, që prej fillimit dhe i krahasojnë me raste të kaluara, por shumë prej hipotezave të tyre mbeten të pasigurta.

Para një jave, studiuesit mendonin se personat e infektuar nuk ishin ngjitës derisa filluan të shfaqnin simptoma, të tilla si ethe, probleme të frymëmarrjes dhe pneumoni. Por autoritetet kineze bënë më dije, këtë të dielë, se kishin vendosur të kundërtën.