Shkencëtarët zbulojnë edhe një organ të ri

Shkencëtarët zbulojnë edhe një organ të ri

Shkencëtarët e kanë studiuar anatominë e trupit të njeriut me mijëra vjet, por edhe sot ka ende shumë sekrete të pazbuluara.

Një ekip hulumtuesish ka identifikuar një organ të ri të pazbuluar më parë, i cili mund të jetë më i madhi në trup.

Ato që dikur mendohej se ishin inde të lidhura, që shtrihen përgjatë trupit, tani rezulton se ai është ‘rrjet’ me seksione të mbushura me lëngje, të cilat mund të funksionojnë si “absorbues të goditjes”.

Jo vetëm se ky zbulim na riformëson mënyrën si e mendojmë trupin e njeriut, por shkencëtarët thonë se ky zbulim gjithashtu na ndihmon të kuptojmë, se përse kanceri është më i prirë të shpërndahet kur i pushton disa zona të caktuara brenda trupit.

  • “Patriotët e Çmendur” të emisionit InDoks, shikojeni në këtë LINK

I emërtuar “interstitium”, pjesët e ndërlidhura veprojnë si “autostradë e lëngjeve lëvizëse” dhe gjendet nën shtresën e epërme të lëkurës, si dhe shtrihet përgjatë sistemit të tretjes, mushkërive, sistemeve urinare, përgjatë artereve përreth, venave, etj.

Megjithatë disa ekspertë nuk po e konsiderojnë këtë si një zbulim të ri.

“Indet intersticionale janë pjesë e çdo organi, ashtu si enët e gjakut dhe ato limfatike janë pjesë e çdo organi”, ka thënë Melody Sëartz, një profesor në Institutin për Inxhinierinë Molekulare në Universitetin e Çikagos.