Shkencëtarët zbulojnë se ky përbërës në ilaçet kundër insekteve mund të vrasë COVID-19

Shkencëtarët zbulojnë se ky përbërës në ilaçet kundër insekteve mund të vrasë COVID-19

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se një përbërës aktiv që gjendet tek ilaçet kundër insekteve mund të vrasë COVID-19, sipas një raporti, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Studiuesit në Laboratorin e Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar përcaktuan që Citriodiol mund të ndihmojë në luftimin e Coronavirus-it në një studim paraprak, njoftoi Sky News.

Ilaçet kundër insekteve që përmbajnë Citriodiol nuk besohet se janë të mjaftueshme vetëm për të mbrojtur njerëzit nga virusi, por mund të përdoren si një shtresë shtesë e mbrojtjes së bashku me maskat e fytyrës, larjen e duarve dhe rekomandimet e tjera shëndetësore, sipas raportit. /Insajderi.com